Kryeministri Kurti a do të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës?

Kryeministri Albin Kurti më parë ka paralajmëruar se do të kërkojë zbardhjen e rastit të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai dy muaj më parë në takimin e tij me Zoran Zaev në Qeverinë në Shkup i ka bërë kërkesë atij për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanoves, informon INA.

“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, ka treguar Muhamed Zekiri.

Sipas tij, në këtë rast, kanë gisht shërbimet sekrete. Ai madje thotë se më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, personat që u vranë dhe që u kapën kanë qenë vetëm aktorë, por sipas tij, duhet që para drejtësisë të dalin edhe skenaristët.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
Edhe avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se hetimi ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës, vështirë se do të ndodhë. Zërat për një hetim ndërkombëtar për këtë rast ishin bërë edhe nga ish-kryeministri Zoran Zaev, kryeministri aktual teknik Oliver Spasovski, por deri tani nuk ka pasur lëvizje të tillë.