Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi, në lidhje me kritikat nga Serbia për shkak të Nikola Teslas në monedhën e ardhshme të euros, se Tesla kishte qëndruar shumë shkurtër në Serbi.
“Nikola Tesla qëndroi më shkurtër në Serbi sesa unë tani në Oklaj”, tha Milanoviq pasi vizitoi Oklajn, një vend jo shumë larg Kninit.
Ai kujtoi se propozimi që Tesla të ishte në monedhat e ardhshme të euros erdhi nga zyra e tij, raporton n1.
Politikani kroat shtoi se “adoptimi i Teslas mund të mos jetë i drejtë nga Kroacia dhe aq më pak nga Serbia”.
Ai vlerësoi se “Serbia mund të emërojë aeroportet me emrin Bruce Lee, sepse ajo ka të njëjtat lidhje me shtetin serb sikurse Tesla”.
Kryeministri kroat deklaroi se Serbia “mund të ketë një pozicion” në lidhje me zgjedhjen e Nikola Tesla si një motiv në monedhat e ardhshme euro kroate, por që nuk ka asnjë ndikim në këtë.