Kryeministri izraelit merr vaksinën anti-Covid, u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Netanyahu deklaroi se Izraeli do pajiset me miliona doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të këtij viti. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, raporton reuters.

“Unë kërkova që vaksina e parë të më jepej mua dhe ministrit të Shëndetësisë, në mënyrë që t’ju inkurajoj të vaksinoheni dhe të japim një shembull”, ka deklaruar ai.

Autoritetet izraelite janë dakorduar për një marrëveshje për të blerë 8 milionë doza të vaksinës anti-Covid nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.