Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez – Kastehon të dielën vjen për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pritet që ai në Shkup të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski.
Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sançezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Zyra e kryeministrit spanjoll tha se Sançezi do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do tu mundësojnë atyre të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre në BE dhe tu përcjellë atyre se mund të mbështeten në Madridin gjatë presidencës spanjolle me Unionin në gjysmën e dytë të vitit 2023.
Sançezi ka për qëllim që ta tregojë edhe rëndësinë të cilën Spanja ua jep marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetje për përpjekjet të cilat i ndërmarrin që të jenë pjesë e BE-së.
Mbështetja që u përcoll tashmë në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur muajin e kaluar në Bruksel përpara takimit të Këshillit Evropian, ku Sançezi u zotua për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjës e Hercegovinës.