Kryeministri i ri bullgar do të shkojë në Bruksel për t’i thënë “jo” Shkupit (VIDEO)


Nëse Kuvendi i Bullgarisë e miraton sot qeverinë e re bullgare, Kiril Petkov do ta zëvendësojë presidentin bullgar Rumen Radev si përfaqësusi i Bullgarisë në Këshillin e Evropës këtë të enjte në Bruksel.

Medium bullgar “24 Çasa” shkruan se, Petkov në vend të presidentit bullgar Rumen Radev do të shkojë në Bruksel për t’i thënë “jo” Maqedonisë së Veriut. Sipas rregullave kryeministi i Bullgarisë, merr pjesë në Këshillin Evropian, dhe si përjashtim, Presidenti merr pjesë kur ka qeveri teknike në vend. Rumen Radev deri më tani ka planifikuar të përfaqësoj Bullgarinë në Këshillin e fundit për këtë vit. Madje në Bullgari u spekulua se inaugurimi I qeverisë së re do të shtyhet në mënyrë që kreu I shteti të mbrojë veton bullgare në Bruksel për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”.

Kandidati për kryeministër, Kiril Petkov kërkon qa ai të shkojë në senacën e Këshillit dhe të negocijojë me liderët e tjerë evropianë. Ai dëshironë që të debutojë në Këshillin Evropain me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz, I cili u zgjodh nga Bundestagu javën e kaluar. Petkov do të duhet të mbrojë qëndrimin kornizë të bullgarisë për Maqedoninë e Veriut të miratuar nga qeveëria teknike, duke kujtuar se javën e kaluar ajo mbajti qëndrimin se Bullgaria miraton gillmin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërsië me BE-në, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

Disa ditë më parë, kandidati për kryeministër, Kiril Petkov, është shprehur se politika e Bullgarisë mbetet e njëjtë dhe se duhet bërë më shumë punë për ndërtimin e fqinjësisë së mirë.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sëfundmi është shprehur optimis që Konferenca e Parë Ndërqeveritare mund të mbahet më 31 dhjetor, gjithashtu ai ka thënë se ka proaktivitet franzes për zgjidhjen e këtij kontesti. Pas çka, ministria e jashtme e bullgarisë e ka mohuar një gjë të tillë.