Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni, Kovaçevski: Do të kryejë rol teknik

Për dallim prej VMRO-DPMNE-së, LSDM i respekton marrëveshjet e koalicionit, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili u pyet nëse do të respektojë marrëveshjen mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, kryeministri të jetë shqiptar, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se kryeministri do të kryejë punë teknike. TV21

“Kjo, rreth kryeministrit që do kryejë rol teknik, do të ndodhë në fund të vitit të ardhshëm, do të thotë në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, para zgjedhjeve, dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, ne do ta marrim mbështetjen e qytetarëve dhe përsëri kryeministri do të jetë nga radhët e LSDM-së”, deklaroi Kovaçevski.