Kryeministri i Malit të Zi jep lajmin e mirë: Nga kjo datë vendi i kthehet normalitetit


Mali i Zi ka hyrë në fazën e fundit të luftës kundër koronavirusit dhe se sipas kryeministrit të këtij shteti Dusko Markovic, vendi do të kthehet në normalitet deri me datë 18 maj.

Markovic ka thënë se Qveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit, për të cilin ai tha se do të synojë të ruajë investimet në turizëm duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin.

“Faza tjetër e përshpejtimit ekonomik dhe fillimi i aktiviteteve të reja është 18 maji kur do të lansojmë hotele, restorante, kafene, klube dhe besojmë se në këtë mënyrë do të fillojmë të rikthejmë në jetë të gjithë vendin, për të vënë potencialin tonë krijues, ekonomik, qytetar dhe personal në një funksion të shpejtë të rimëkëmbjes,” ka thënë Markovic, transmeton RTCG.

Kujtojmë që deri më tani në Malin e Zi janë regjistruar 321 raste me COVID-19, ku 7 prej tyre kanë vdekur.

Ndryshe Mali i Zi është shteti që më së miri e ka menaxhuar situatën me koronavirus në rajon.