Kryeministri i Kroacisë telefon Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lë*nduarit
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aks*identit tr8agjik në Kroaci, ku 10 kosovarë kanë vd*ekur e dhjetëra të tjerë janë pla*gosur.
Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.
“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të lënduarve rëndë dhe për tu kujdesur për të lënduarit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter.