Kryeministri i Kosovës Hoti për vizitë në Tiranë

Me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, homologu i tij kosovar Avdullah Hoti është sot për në vizitë zyrtare në Tiranë, me të cilin pas takimit zhvilloi konferencë të përbashkët shtypi.

“Kënaqësi ishte si gjithmonë të mirëpresim në Tiranë çdo kryeministër të Kosovës, ndërsa sot kryeministrin Hoti, edhe pse për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme siç e dini, ne u takuam 48 orë më parë në Prishtinë”, tha Rama.

Shtoi se ata janë pajtuar që të zhvillojnë një seancë të përbashkët qeveritare “me shpresën se situata me Kovid-19 do të lejojë që kjo të ndodhë në gjysmën e dytë të shtatorit”.

Rama gjithashtu tha se janë dakorduar edhe për një ngjarje tjetër të rëndësishme që do të zhvillohet në Tiranë, në Pallatin e Kongresit në nëntor, kur të dy qeveritë do ta sponsorizojnë së bashku Kongresin e parë të autoriteteve lokale.

Sipas Ramës, tre fjalë sot janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen e ambicieve strategjike të shqiptarëve.

“Këto janë drejtësi e drejtë ndërkombëtare, stabilitet i padiskutueshëm institucional dhe dialog për paqen me njohjen përfundimtare, i cili do të na e japë mundësinë të jemi krenarë herët a vonë duke e kapërcyer me sukses fazën e vështirë”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Hoti tha se së bashku me qeverinë e Shqipërisë kanë rënë dakord për të realizuar tre projekte strategjike.

“Do të doja të përmend tre projekte kryesore me natyrë strategjike, i pari është porti i Durrësit ku unë personalisht kam punuar me ish-Ministrin e Financave për të pasur një zyrë doganore të përbashkët, por tani për ta pasur tonën, Zyrën Doganore të Kosovës. Në fushën e energjisë, ne kemi sisteme energjetike plotësuese, por duhet të bëjmë kujdes që ta zgjidhim këtë problem duke ndërtuar një hidrocentral në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji elektrike”, tha Hoti.

Ai gjithashtu u përqendrua në dialogun me Serbinë, për të cilin, siç tha është i mbështetur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

“Kam dëgjuar se ekziston konkurrencë midis SHBA-së dhe BE-së për këtë proces. Edhe un e shoh rolin e tyre si plotësues në procesin e dialogut. Kemi një dialog nëntëvjeçar për normalizimin e marrëdhënieve tregtare, për lëvizje të qytetarëve, për njohjen e diplomave, kadastrën dhe tani po flasim për njohje të ndërsjella, e cila është pika e parë e një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve”, tha Hoti.

Ai shtoi se sa herë që do të jetë i ftuar në Uashington dhe Bruksel, do të shkojë dhe do të përfaqësojë shtetin e Kosovës.