Kryeministri i Armenisë paralajmëron Evropën: “Turqia po rindërton perandorinë, nëse kalojnë këtu, pritini në Vjenë”

Kryeministri armene Nicole Pashinyan tha se qëllimi i Turqisë është i qartë dhe ai është ringjallja e Perandorisë Osmane.

“Unë pres një pozicion të qartë. “Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e vlerëson siç duhet rëndësinë gjeopolitike të asaj situate, atëherë Evropa mund të presë Turqinë pranë Vjenës,” tha Pashinyan në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
Sipas tij, kjo lidhet me politikën imperialiste të Ankarasë .

Siç thotë ai, Nagorni-Karabaku dhe Armenia tani janë “vija e parë e civilizimit”.

“Problemi është se armenët në Kaukazin e Jugut janë pengesa e fundit për zgjerimin e Turqisë në veri, jug-lindje dhe lindje. Politika imperialiste e Turqisë kapërcen Kaukazin e Jugut. Vetëm shikoni veprimet e Turqisë në Mesdhe, Libi, Lindjen e Mesme, Irak dhe Siri, por edhe Evropën kontinentale. Nëse Turqia arrin të realizon këto, pritni ata në Vjenë”, theksoi Pashinyan.