Kryeministri Hoti shërohet nga COVID-19, kthehet në punë

I pari i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti, sot ka dalë në zyrën e tij pas më shumë se dy javëve izolim. Hoti është shëruar dhe e ka kaluar me sukses virusin COVID-19.

Ky lajm u bë i ditur nga burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, shumë zyrtarë të shtetit tashmë janë infektuar me Covid-19. Megjithëkëtë, në raportimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit në raportet ditore, numri i personave të infektuar është duke u ulur ndjeshëm dita-ditës.