Kryeministri Hoti bënë homazhe për këngëtarin Ismet Peja

Me rastin e vd*ekjes së këngëtarit Ismet Peja po mbahen homazhe për të para objektit të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë. Kryeministri Avdulla Hoti para pak minutave ka bërë homazhe para objektit të Ministrisë së Kulturës me rastin e vde*kjes së këngëtarit Ismet Peja.

Bashkë me të homazhe bëri edhe ministrja e Ministrisë së Kulturës Vlora Dumoshi. Kryeministri Hoti ka shkruar në librin e kujtimeve i cili është vedosur për Ismet Pejën. Këngëtari Peja ka vd*ekur në mëngjesin e së hënës në moshën 83-vjeçare.

Në një intervistë përmes telefonit për emisionin “#Gjesi” djali i tij këngëtari Visar Peja ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babait të tij ditëve të fundit.

Ndërkohë ai ka treguar se i ndjeri kishte kryer edhe testin e COVID-19 për shkak se ishte i shqetësuar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00 në Gjakovë.