Kryeministri Haradinaj paralajmëron publikisht Aleksandër Vuçiqin!

Kryministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që të ndalë skenarin e krizës humanitare në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj i ka shkruar direkt presidentit serb duke e etiketuar.

“I dashur Vuçiq. Ju bëjë thirrje të mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për ta destabilizuar Kosovën veriore. Kriza e rreme humanitare nuk do të shërbejë kurrë si një mburojë për qëllimet tuaja të destabilizimit dhe ju do të jeni përgjegjës për këtë” shkruan Haradinaj në Twitter.