Shkruan: Halit Naxhaku
Jo pse këte shumë e duan shqiptarët, apo pse aspak nuk duan dhe nuk mund të pajtohen e as ta dëgjojnë e ta paramendojnë maqedonasit! Jo për nga numri (32) i deputetëve të zgjedhur që morën vota nga shqiptarët, por për nga përqindja (%)! proporcionale e numrit të përgjithshëm të popullatës autoktone që jeton atje në trojet, hapsirat dhe shtëpit e veta në R.M.Veriut.
Të shkojmë me radhë:
E tërë Maqedonia Veriore sipas regjistrimeve që kurrë nuk janë bërë ashtu si duhet me sukses deri në fundë ngase kanë dështuar apo janë ndërprerë si të pa sukseshme apo me qëllim që të mos dihet e vërteta e kurrë të mos dihet numri i saktë i banorëve shqiprarë të saj apo aq sa dhe si kanë dashur vet maqedonasit tash e në të kaluarën përafërsishtë lartë-poshtë dihet e shpekullohet se në RMV ka rreth 1.700.000 deri diç mbi 2.040.000 banorë ku prej tyre rreth 1.800.000 janë votues. Cdo herë ky numër edhe pse rinia ikë për çdo ditë largohet me të madhe kah sytë këmbët si shqiptarët maqedonasit e të tjerët por ky numër me të drejtë vote sikur është konstant i pandryshuar.
E këte e di edhe fëmija në djep edhe i verbëri se nuk mund të jetë kështu! Sepse po del se sa banorë ka aq votues, bile po i bie sikur me qenë më shumë votues se banore! Apo votohet nga dy herë, një herë në vendlindje e një herë aty ku banojn, apo votojnë dhe abuzohët edhe me listat e të vdekurve, apo i marrin edhe votat e shqitarëve jo rezident dhe i shfrytëzojnë në favor të vetin, ndryshe nuk del matematika e thjeshtë!!! Prandaj duhet të bëhët gjithsesi regjistrimi!
Po u bë regjistrim real nën mbikqyrje të rreptë të Ndërkombëtarëve, me pjesëmarrjen edhe të komisionerëve shqiptar që të dihet numri i saktë, do të shiheshte se shqiptarët në këtë Republik proporcionalishtë janë shumicë!!! Pse ?! Sepse në Samitin e NATOS të mbajtur në Cikago më 2012,vetë NATO, deklaroi se në IRJM-së (emër i atëhershëm) jetojnë 40%. shqiptarë ! Shih lexo në : »Bota Sot »dt.19 Maj 2012, e shtunë faqe 2 dhe 20. Duke u bazuar në këte faktë nëse ne jemi aq sa thotë NATO-ja 4O% në Samitin e saj, përpos nesh dihet se aty jetojnë edhe popuj të tjerë si: bullgar ku
numri në kohën e fundit dukshëm është rritur dhe shtuar shumë dhe janë të tretët apo në mos të dytët pas nesh shqiptarëve për nga numri në këtë Republik, pastaj aty ka dhe jetojnë edhe popuj të tjerë si: sërb, grek, turq, torbesh, ashkali, egejcë, rom, goran, boshnjak, vlleh, jugosllavë, të papërcaktuar, pastaj një numër poashtu i madhë i ortodoksëve që më parë janë deklaruar e regjistruar si maqedonas e tash deklarohen se janë puro shqiptarë etj.d.t.th. se sllavomaqedonas mbesin nën 4O%. apo pakicë në shtetin e tyre, ose le ta dëshmojnë të kundërtën me fakte e argumente, pra le ta bëjnë regjistrimin real aq shumë të pritur e të nevojshëm e të dihet një herë e mirë saktë, as më shumë e asnjë më pakë, vetëm aq sa jemi ! Deri atëhere, unë dhe ne kemi të drejtë të themi sa të duam!
Lexoni shkrimin e plotë në linkun më poshtë: