Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar njërën nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që i dha të hënën në Shkup, ku u mbajt Samiti i BE-së, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tha se e kundërshton propozimin e kryeministrit Edi Rama për autonomi të Kosovës, ndërsa theksoi se ai mund të ndërhyjë në çështje të vendit.
Molliqaj po ashtu tha se “kryeministri del edhe flet pa pikë fytyre, e pse vitin e kaluar e pranove marrëveshjen…”.
“Të gjithë ata që kanë dashtë Albinin në Kosovë, do të zhgënjehen sepse dallimet mes tyre nuk kane qenë as personale as ideologjike, kanë qenë rreshtimi ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Albini ka bërë hapa substanciale, gjithnjë e më afër do të jenë, nuk i bën mirë Kosovës dhe Shqipërisë. Ne vazhdimisht kemi mbajtur qëndrim që ka rëndësi për çfarë pajtohen, më mirë të jesh bashkëpunëtor me të Maqedonisë, se di sa mund të ndihmojë Kosova Shqipërinë. Unë kundërshtoj propozimin e Ramës, i cili tha për autonomi të Kosovës, nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve thonë që nuk duhet të ndërhyjë, siç Kosova duhet të ndërhyjë në Shqipëri, koha do të na japë të drejtë. Kryeministri del edhe flet pa pikë fytyre, pse vitin e kaluar e pranove marrëveshjen, e ka lidhur integrimin me normalizim.” – tha Molliqaj në TCH.
Kujtojmë se pas takimit të djeshëm, në deklaratën e përbashkët u tha se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit.