Kryeministri bullgar të martën për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni bullgar përfshin ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sibev dhe nënkryetarin e Asamblesë kombëtare Kristian Vigenin.
Petkov duhej ta vizitonte Maqedoninë e Veriut më herët, por vizita u shty pasi ai dhe presidenti Rumen Radev u urdhëruan të izoloheshin për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus. Karantina e tij u hoq pasi doli negativ në testin PCR.