Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov pasditen e sotme arriti në Manastir. Paraprakisht në ngjarje ka arritur edhe nënkryetarja bullgare Iliana Jotova, ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe ish ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Ndryshe sot në Manastri do të hapet klub i cili do të punojë në kuadër të qendrës kulturore “Ivan Mihailov”.
Pas ceremonisë në Manastir, kryeministri bullgar Petkov dhe ministrja Gençovska së bashku me nikoqirët e tyre, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski do të vizitojnë dhe do të inspektojnë projektin energjetik “Manastir 2” i cili është pjesë e Korridorit. -8 ka dhe për qëllim realizimin e ndërlidhjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.