Kryeministër eja në Gjermani!, mërgimtari i bën ftesë Zaevit pas dorëheqjes (FOTO)

Defrim Seferi një mërgimtar i ri në Gjermani ka ironizuar me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së.

“Kryeminstër eja në Gjermani!”, ka shkruar Defrim Seferi djali nga Gostivari që është larguar drejt Gjermanisë si shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut në kërkim të punës dhe fatit të tij.
Dorëheqja e Zaevit ditëve të fundit është temë kryesore që po dominon edhe në rrjetet sociale.