Kryediplomati shqiptar akuzon VV’në: Kishin agjendë të ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zbuluar detaje të reja se si Lëvizja Vetëvendosje ka pasur agjendë të ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Cakaj duke folur për akuzat që i janë bërë për angazhim në ndarje të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.

“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”.

Cakaj në Rubikon, ka aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje sa ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se “shqiptarët janë siç i do hasmi”.
Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”.

“Është e turpshme që një grup i njerëzve të pafytyrë dhe gënjeshtar… jam i vetmi që kam thyer kodet diplomatike dhe kam nxjerr listat e takimit ku kam qenë. Se ku kam lobuar nuk kanë qenë në gjendje të argumentojnë asnjë pandehmë. Është e drejtë e tyre të spekulojnë. Sa i përket VV-së, sepse VV është e interesuar për çështjet e brendshme në Shqipëri”.

“Dua të sqaroj se nuk kam fol asnjëherë për bashkim kombëtar, nuk kam pasë fjalë të mëdha. Kam folur për bashkëpunim brendakombëtar dhe kam dhënë shembullin e duhur se si intesifikohet agjenda rajonale e Shqipërisë”.