Kryebashkiaku meksikan martohet me krokodilin e veshur me fustan nusërie


Një kryebashkiak meksikan është martuar me një aligator të veshur me një fustan nusërie, duke vulosur bashkimin e çiftit të çuditshëm me një puthje në Meksikën jugperëndimore. Zvarraniku shtatëvjeçar njihet si Princesha e Vogël dhe mendohet të jetë një hyjni që përfaqëson “Nënën Tokë” – martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Ceremonia ishte plot ngjyra, me muzikë tradicionale dhe vallëzues argëtues, ndërsa i kërkoi udhëheqësit indigjen të puthte nusen e tij të re. Elia Edith Aguilar, e njohur si kumbara që organizoi dasmën, tha: “Më jep shumë lumturi dhe më bën krenare për rrënjët e mia. Është një traditë shumë e bukur”.

Ajo shtoi se ishte një privilegj që t’i besohej kryerja e ceremonisë dhe kishte menduar gjatë dhe vështirë se çfarë të vishte. Goja e aligatorit të vogël u lidh për të shmangur kafshimin e padëshiruar pasi kryetari e puthi atë disa herë gjatë gjithë ceremonisë. Mendohet se martesa rituale daton shekuj më parë, në kohët parahispanike, midis komuniteteve indigjene Chontal dhe Huave të shtetit Oaxaca.