KRSKRR: Drejtoni automjetet me kujdes, po afrohet periudha e temperaturave të ulta


Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR) u bën apel pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për drejtimin e sigurt të automjetit në kushte të rrugëve të lagështa, temperaturave më të ulëta dhe kushteve vjeshtore dhe dimërore në rrugë.

Për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, për arritjen e papenguar në destinacionin e dëshiruar, theksojnë, bëni kontroll të rregullt dimëror të automjetit me theks të veçantë në sistemin e drejtimit, sistemin e frenimit, pneumatikët, elektronikë etj.
KRSKRR rekomandon që drejtuesit e automjeteve ta ulin shpejtësinë në kushte të rrugëve të lagështa, temperaturave më të ulëta dhe kushteve vjeshtore dhe dimërore në rrugë.

“Në kushte të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut apo borës, pritet paraqitja e ngricave në rrugë, rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, veçanërisht nëse udhëtoni në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të natës. Prandaj të jeni të kujdesshëm, përshtateni shpejtësinë sipas kushteve në rrugë dhe mbani në mend se më e rëndësishme është që në destinacionin e duhur të mbërrini të gjallë, të shëndetshëm dhe të sigurt”, thonë nga KRSKRR.

Theksojnë se drejtuesit e automjeteve të ruajnë distancë të sigurt dhe të jenë të parashikueshëm.
Rekomandojnë që automjetet të drejtohen me kujdes në kushte të paraqitjes së mjegullave.

Si kryesor për zhvillimin e komunikacionit në kushtet vjeshtore dhe dimërore e potencojnë aspektin teknik të automjeteve dhe u rekomandojnë drejtuesve të bëjnë kontroll teknik të automjetit.
Sipas tyre, nëse të gjithë jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion, nëse të gjithë i respektojmë rregullat e komunikacionit numri i aks*identeve dhe numri i të vde*kurve dhe i të lënduarve në ak*sidente do të ulet dukshëm.