Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme do të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.
Javën e kaluar me vendim të KRRE-së çmimi i benzinës Euro Super BS 98 u rrit për 1 denarë, ndërsa Euro Dizeli dhe Euro Super 95 për një denarë e gjysmë.