KRrE publikon çmimet e reja të energjisë elektrike (FOTO)


Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski njoftoi sot çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas tij çmimet e reja do të jenë në interes të kompanive të vogla, mikro kompanive dhe amvisërive. Bislimovski madje tha se po hyjmë në vitin e tretë të krizës energjetike.

“Vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike do të jenë në interes të qytetarëve dhe kompanive të vogla dhe mikro kompanive. Mbrojtja e standardit jetësor për qytetarët. Sinjalet që dërguan konsumatorët dhe amvisëritë është fakt që në periudhën e kaluar vërtet kanë kursyer”, tha Bislimovski duke shtuar se me vendimin e fundit të KRRE-së do të bëhen përpjekje për të ndihmuar konsumatorët e vegjël.

“Çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, nga 1 janari ulet për 20.15%, ky çmim do të zbatohet për 70 000 kompani në vend, të cilat në periudhën e kaluar janë ballafaquar me rritje të harxhimeve për energji elektrike. Kjo është një masë konkrete e cila sjell ulje të dukshme të harxhimeve të tyre për energji elektrike. Bëhet fjalë për kompani të vogla dhe mikro kompani, shitore të vogla, floktari, kafiteri të vogla…Kompani të cilat kanë nevojë për një ndihmë të këtillë”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.
“Me këtë vendim tonin çmimi për energji elektrike ulet për 20.15%.

Tek amvisëritë, çmimi për energji elektrike, gjegjësisht tek blloku i parë ulet për 4.11 %, bllkoku i dytë ulet për 2.95 %, çmimi për bllokun e tretë rritet për 0.85% dhe çmimi për Bllokun e katërt rritet për 7.65%. Për 99.2% të amvisërive do të ulet çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Bislimovski.