Në intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA, kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike bazohet në parametra realë dhe se nëse kompanitë energjetike kërkojnë ulje të çmimit, Komisioni mund të marrë vendim brenda tre ditëve për uljen e çmimeve.
Unë e kuptoj revoltën e qytetarëve dhe se është kohë krize. Kjo është arsyeja pse nuk e hoqëm tarifën e lirë të energjisë elektrike që është vetëm te ne. Ne i kemi analizuar hollësisht kërkesat e kompanive energjetike dhe kemi kërkuar të dhëna shtesë sepse nëse do t’i pranonim kërkesat, atëherë çmimi do të rritej me 25 përqind”, tha Bislimoski.