KRRE-ja me njoftim për sezonin e ngrohjes

Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) njofton opinionin se në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, në datën e sotshme, 15 prill, përfundon sezoni i rregullt i ngrohjes.

“Në ditët e tjera deri në fund të prillit, në përputhje me Rregullat, me qëllim që qytetarët të kenë komoditetin e duhur në ditët më të ftohta, do të vendoset në bazë ditore se a do të ketë ngrohje, në bazë të parashikimit të motit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (UHMR).

Në rast se UHMR-ja dërgon parashikim, i cili parasheh temperaturë më të ulët ose të barbarët me 12 gradë celsius, ngrohtoret janë të detyruara t’i furnizojnë konsumatorët me energji termike”, njoftojnë nga KRRE.