KRRE analizon largimin e tarifës së lirë të rrymës

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të shfuqizohet. Alsat jozyrtarisht mëson se Komisioni Rregullator i Energjetikës kohët e fundit po kryen analiza në shkallë të gjerë nëse duhet të mbetet tarifa e lirë për qytetarët. Ne kërkuam qëndrim zyrtar nga KRRE, por na thanë që nuk mund të komentojnë. Sidoqoftë, morëm konfirmim se po bëhen negociata për këtë temë. Informacione më të hollësishme nga Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftuan deri në fund të javës.

Ndryshe, gati dy vjet më parë Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ktheu tarifën e lirë të energjisë elektrike, dhe kjo ishte një nga premtimet e tyre kryesore parazgjedhore. Zbatimi filloi në tetor të 2017. Çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 2 pasdite deri në orën 4 pasdite dhe pas orës 10 deri në 7 të mëngjesit, qytetarët kanë mundësinë ta përdorin atë, si dhe çdo të diel gjatë gjithë ditës.

Sipas informatave të Alsat, ata që janë për heqjen e rrymës së lirë kanë dalë me qëndrimin se çmimi i rrymës në Maqedoni është më i lirë në Evropë dhe se përveç te ne model për shfrytëzimin e rrymës së lirë nuk ka askund tjetër. Nga ana tjetër janë dhënë argumente se Maqedonia nuk mund të krahasohet me shtetet me standard shumë më të lartë dhe vendimi i tillë në mënyrë shtesë do e ngarkonte buxhetin e vendit.

Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, gjithashtu u hap edhe çështja për anulimin e tarifës së lirë për rrymë. Nga Bashkësia energjetike evropiane u tha se anulimi do jetë i pashmangshëm me arsyetimin se askund në Evropë nuk ka lehtësime të këtilla për qytetarët. Megjithatë, edhe përkundër presionit, autoritetet e vendit atëherë vendosën rryma e lirë të mbetet në fuqi. Tani vendimi pritet të zyrtarizohet pas formimit të Qeverisë së re. Pas kësaj do vijojë periudhë dy mujore për të ashtuquajturën përshtatje, kur do duhet të rregullohen orëmatësit./Ile Petrevski