Urim SALIHU
Po, ishte e paralajmëruar sepse kafshë të tërbuara ecin lirshëm edhe në Gostivar, ashtu si në gjithë qytetet.Nëse fatin e kemi në dorë të tjetërkujt , të paktën gjërat që mund ti parandalojmë i kemi në dorën tonë.Dikush hezitoi të vepronte dhe kjo nuk do mbarojë me kaq. Por duhej të ndodhte një tragjedi dhe tani cfarë të bëjmë më shumë se të heshtim.Të vrarë nga trishtimi tani është vonë dhe s’mund të bëjmë asgjë.Xhehja nuk është më dhe kjo na ka shokuar për mënyrën se si iku kur kishte shumë jetë përpara, shumë ëndrra të realizonte.Gjërat shkuan kaq keq , deri në këtë pikë sa në vend që ajo sot të jetonte këtë vjeshtë, ajo do niset në udhëtimin e gjatë ,aty ku shpirtërat e pafajshëm dhe të kristaltë si të Xhehjës do prehen në parajsë, por familja e saj do vuajë një jetë të tërrë dhe do shkatërrohet nga dhimbja cdo ditë, cdo vjeshtë, cdo stinë.
Iku të shpëtonte sepse jeta është e shtrenjtë, por shkoi drejt fatkeqësisë.
Ishin të gjitha gjërat që nuk i lanë shteg jetës së njomë.Na mbysin mendimet e errëta përse u desht të ndodhte, përse vdekja u tregua kaq mizore dhe akoma më keq, përse në atë strehim për të shpëtuar nga e keqja kundër të keqes ishte një rrugë drejt ikjes së përhershme .
Emri i saj u shua si germat që shkruhen në rërë dhe një dallgë deti që vjen befas i fshin të gjitha.
Xhehja mund të ishte kushdo.Mund të ishte edhe vajza ime, djali yt, mund të ishim të gjithë.Vetëm ajo ndodhi në atë moment tragjik aty dhe kjo na dhemb të gjithëve .
Ishte shkruar që Xhehja të ikte përgjithmonë më 5 nëntor por mënyra se si dha frymëmarrjet e fundit na tronditi të gjithëve.E tmerrshme dhe i kobshëm është ky 5 nëntor vjeshte i ngrohtë si shpirti i një vajze të njomë që nuk e meritonte të ikte kështu.
Jeta e saj sapo kishte nisur dhe lajme të tilla të trishtojnë deri në palcë.Lutjet tona ishin që ajo të mundte këtë fat të keq ku dyluftonin jeta me vdekjen.Kjo e fundit u tregua kaq e pamëshirshme ndaj Xhehjës së re.
Ishte prova e një tragjedie që vetëm familja e saj e di .Vetëm familja e saj më shumë se cdokush e di se cfarë është dhimbja e këtyre përmasave për ikjen e saj të parakohshme.
Por sado që tragjeditë vijnë dhe askush si ndalë dot askush nuk e mohon një gjë të vetme .Atë tragjedi të paralajmëruar që u vulos me emrin e kësaj vajze të re që na shokoi dikush mund ta parandalonte.Tani është vonë sepse Xhehja ka mbyllur sytë.
Ajo iku të shpëtonte nga egërsia e qenve dhe më pas e përpiu egërsia e lumit .
Sa qytete tona paralamërojnë tragjedi që ne si marrin seriozisht por kur ndodhin vdekje të tilla, të gjithë heshtim.Të gjithë mendojmë se është vetëm e shkruar .Po ata qen që ecin lirshëm , që e cuan atë vajzë të njomë drejt vdekjes pse nuk u ndërmorr asgjë .Sa njerëz janë kafshuar, sa lajme kemi shkruar për të pësuarit por e gjitha u mbyll me aq sikur s’ka ndodhur gjë .Ishte dicka që ziente, ishte si llava e një vullkani që do të shpërthejë .
Qytetet tona vazhdojnë të mbyten nga këto egërsira , këta qen të tërbuar, të pavaksinuar, të zgjebosur dhe shumë prej tyre të sëmurë dhe rrezik për epidemi.Ka kaq kohë që ne i rrëfejmë historitë e këtyre egërsirave por për fat të keq askush nuk ndërmori asgjë.
Akoma më keq nëse ndodhë që këtë rast të rëndë që Zoti mos e sprovoftë asnjë ta ndjejë , dikush edhe ta shfrytëzojë politikisht sic ndodhë rëndom kur dikush luan edhe me tragjeditë.Por që ka përgjegjësi ky rast s’ka asnjë dyshim.Nëse ekziston një ndërgjegje e atyre që janë kompetentë dhe nuk japin llogari, atëherë ata do ti mallkojë jo vetëm jeta e shtrenjtë e Xhehjes, por më shumë se kaq.