Kroatët kundërshtojnë ashpërsimin e masave dhe obligimet e vaksinimit!


Mijëra kroatë kanë protestuar të shtunën në Zagreb kundër ashpërsimit të masave dhe obligimit të vaksinimit në kohën kur shteti po përballet me ngritje të rasteve me koronavirus.

Shteti me rreth 4 milionë banorë ka mesataren më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian.Sipas të dhënave vetëm 52 për qind e popullsisë ka marrë së paku një dozë, ndërkaq 47 për qind janë vaksinuar plotësisht.Këtë muaj, Kroacia ka regjistruar ngritje të madhe të rasteve që prej dhjetorit të vitit 2020.Si reagim, qeveria ka bërë obligues vaksinimin, duke kërkuar certifikatë për krejt punëtorët e shërbimit publik.