Kroacia liron Kapiten Draganin, i dënuar për krime lufte

Ish komandanti paramilitar serb Dragan Vasiljkoviç, i njohur si Kapiteni Dragani, u la i lirë nga një burg kroat në Lepoglava pasi vuajti dënimin e tij për krime lufte dhe u dëbua nga vendi.
Ish komandanti paramilitar serb Dragan Vasiljkoviç, i njohur ndryshe Kapiteni Dragan, i cili ishte dënuar për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve kroatë dhe të burgosurve në luftën e vitit 1991, u la i lirë nga burgu Lepoglava në Kroacinë veriore të Shtunën në mëngjes pas mbajti 13 dhe gjysmë dënim.

Avokati i tij në Kroaci, Sladjana Cankovic, tha për BIRN se Vasiljkoviç u la i lirë pasi e vuajti dënimin në tërësi. Ministria e Drejtësisë gjithashtu konfirmoi këtë për mediat kroate.Në media u raportua se Vasiljkoviç ishte transferuar në vendkalimin kufitar të Bajakovës.Dragan Palibrk, avokati i Vasiljkoviç në Serbi, i tha BIRN-it se ai nuk e di nëse Vasiljkoviç do të vihet në karantinë në Serbi.

Në Serbi, momentalisht janë 528 raste të konfirmuara të COVID-19, dhe 28 ditë karantinë janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët serbë që kthehen nga jashtë. Në varësi të vendit nga i cili ka ardhur i kthyeri, karantina mund të bëhet në shtëpi ose në një strukturë zyrtare karantine.Vasiljkoviç u shpall fajtor për kryerjen e krimeve të tij në qershor dhe korrik 1991 në kështjellën në Knin, ku u abuzuan policë dhe ushtarë të burgosur kroatë, si dhe gjatë një sulmi në një stacion policie në qytetin e Glina dhe fshatrat përreth në korrik të 1991, që rezultuan me vrasjen e një civili dhe një gazetari.

Ai u ekstradua në Kroaci në 2015 nga Australia, ku kishte punuar si instruktor golfi me emrin Daniel Snedden.Ai ishte shpërngulur në Australi në moshën 14 vjeç, por ishte kthyer në Jugosllavi para fillimit të konflikteve të viteve 1990 dhe më pas ishte dërguar nga autoritetet në Beograd për të qenë komandant i një qendre trajnimi për një njësi speciale paramilitare serbe në Kroaci në 1991