Kroacia kërkon punëtorë gjatë sezonit veror


Kroacia kërkon punëtorë sezonalë gjatë sezonit veror. Këtë e bëri të ditur presidentja e kroate Kolinda Grabar-Kitarović gjatë konferencë së përbashkët me kreun e shtetit Ilir Meta, percjell Fakte.

Kolinda Grabar-Kitarović: Turizmi kërkon trajnim të duhur të stafit. Gjithashtu ne kërkojmë punëtorë sezonale gjatë turizmit, e cila do të ndihmojë në industrinë tonë të turizmit. Këto fakte të industrisë janë çështje të veçanta për ne. Kemi nevojë për lidhje më të mira. Transporti është i rëndësishëm për ne, duke përdorur një linjë ajrore direkte mes Zagrebit dhe Tiranës, por gjithashtu duke përdorur edhe rrugë detare nëpërmjet transportit detar. Ne kemi nevojë për shpeshtimin e ndërtimit të autostradës joniane. Ministria e Punës dhe e sistemit të pensioneve është e interesuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal që e përmenda.

Kitaroviç tha se Shqipëria ishte miku i Kroacisë gjatë kohës që miqtë ishin të pakët dhe shqiptarët në Kroaci kanë luftuar vullnetarisht për lirinë e Kroacisë.

Kolinda Grabar-Kitarović: Shqipëria ishte miku jonë gjatë kohës kur miqtë ishin të pakët. Shqipëria na ka mbështetur gjatë kohës që ne luftonim për lirinë e kombit tonë. Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme”