Kroacia do të jetë pjesë e eurozonës, ja nga cila datë
Është mbajtur ceremoni e nënshkrimi që Kroacia të adoptojë monedhën euro duke filluar nga 1 janari i vitit 2023. Në aktivitetin e zhvilluar në ndërtesën e Këshillit të BE-së morën pjesë presidentja e Bankës Qendrore të Evropës, Christine Lagarde, zëvendëspresident i lartë i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Paolo Gentiloni, ministri i Financave i Çekisë, si kryesuese e radhës për presidencën e BE-së, si dhe ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq.
Me këtë Kroacia u bë anëtari i 20-të i pranuar në eurozonën e Unionit me 27 anëtarë. Komisioni i BE-së kishte njoftuar se Kroacia, anëtare e BE-së nga 1 qershori i vitit 2013, është e gatshme të kalojë në euro nga fillimi i vitit të ardhshëm. Paschal Donohoe, kryetar i Eurogrupit dhe ministër irlandez i financave, më 16 qershor theksoi se Kroacia ka përmbushur kriteret e nevojshme dhe se duke filluar nga 1 janar i vitit 2023 ajo mund të adoptojë monedhën euro./Anadolu Agency (AA)/