“Kr*izë e madhe në Mesdhe, pas përp*lasjes Turqi-Greqi, rrez*ikohet edhe Kosova”

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi ka paralajmëruar një shpërthim të një krize të madhe pas përplasjes Turqi-Greqi.
Kjo përp*lasje sipas tij, është për shkak të burimeve të naftës nëndetare.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, në këtë për*plasje implikohen edhe shtetet e fuqishme si SHBA, Rusia, BE Egjipti dhe Izraeli.
E pas gjithë kësaj, Latifi thotë se më askush nuk do të merret me Kosovës, pasi, siç shkruan ai koha më nuk punon për ne.

Postimi i plotë:
Një kr*izë e madhe është duke shpërthy në Mesdheun Lindor: përplasja Turqi -Greqi për burimet e naftës nëndetare. Kjo përp*lasje implikon shtete të fuqishme si Egjipti, Izraeli dhe kuptohet SHBA-të, Rusinë dhe BE-në. Shpërthimi kimik në Liban dhe rënia e qeverisë atje, fare lehtë mund të rinis ciklin e luf*tërave civile në botën arabe. Në këtë kontekst, është krejt e qartë se askush nuk do të ketë kohë të merret seriozisht me Kosovën. Koha nuk po punon për ne. Përkundrazi, gjithë tendencat flasin për të kund*ërtën. Kur kësaj i shtojmë faktin se as ne vetë nuk po punojmë seriozisht për veten, nuk është hiç vështirë të merren me mend se cilat do të jenë pas*ojat.