Kriza për punëtorë, kompania në Podujevë ofron pagë mbi 1 mijë euro për saldues, sigurim shëndetësor e pagën e 13-të

Mungesa e punëtorëve në Kosovë, ka filluar të ndihet në shumë sektorë. Punëtorët po ankohen për kushtet e punës dhe për pagat e ulëta.

Në hall për punëtorë, ndonëse kanë njoftuar se ofrojnë kushte të mira pune duket se është edhe një kompani nga Podujeva.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se kërkojnë saldues me pagë mbi 1 mijë euro dhe punëtorët gjithashtu do të kenë edhe sigurim shëndetësor.

Siç njoftohet po ashtu puna jashtë orarit do të paguhet shtesë e do të jepet edhe paga e 13-të.