Shtetet nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi, pas su*lmeve pa pushim dhe të ndërsjellta mes Izraelit dhe Palestinës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxitur Izraelin dhe Palestinën të ulin te*nsionet sa më shpejt që është e mundur. Dhu*na u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi Palestina lëshoi raketa drejt Jeruzalemit.
Si kundërpërgjigje, ushtria e Izraelit zhvilloi su*lme ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazas. Zyrtarët palestinez të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 persona, përfshirë fëmijë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se 15 anëtarë të grupit Hamas që drejtojnë Gazën janë vr*arë.