Kriza me energji elektrike, Qeveria e Maqedonisë ndihmon financiarisht personat me të ardhura të ulëta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar sot programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë elektrike për vitin 2022.

Në kushtet e krizës së shpallur në furnizimin e energjisë elektrike, Ministria Ekonomisë me këtë program, për herë të parë vendosë ndihmë financiare për kategoritë më të rrezikuara dhe personave me të ardhura të ulëta të cilët nuk janë pranues të ndihmës së garantuar në përputhje me ligjin.

“Sipas programit për të cilin parashihen 60 milion denarë, gjegjësishtë 1 milion euro, mbështetja financiare do të jepet pë personat nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk tejkalojnë të hyrat neto edhe atë, për personat e vetëm deri në 15,194 denarë, me amvisëri me dz anëtarë deri me 18,000 denarë, për tre anëtarë në 21,000 denarë, për katër anëtarë deri 25,000 denarë, dhe për amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30,000 denarë”, tha ministi Bekteshi.