DEPUTETËT E OPOZITËS BR*AKTISËN SALLËN PASI NUK KALOI MOCIONI
Sërish me debat të ashpër ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit pasi nuk ka kaluar mocioni për futjen në rend të ditës formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.
Vetëm 33 deputetë votuan për formimin e komisionit, ndërsa munguan votat e deputetëve të partisë në pushtet.
Mimoza Kusari Lila- Shefe e GP të LVV-së, Abelard Tahiri – Shef I Grupit Parlamentar të PDK-së.
LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim deri në formimin e këtij komisioni. Arben Gashi- Shef I GP të LDK-së, Besnik Tahiri- Shef I GP të AAK-së.
Çështjen e shtrejntimit të energjisë elektrike PDK-ja e kishte dërguar edhe në Gjykatën Themelore e cila ka dalë me vendim që ZRRE-ja të pezuillojë tarifat e reja të energjisë elektrike.