Krivaqa mbrohet në heshtje, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, M.O në një banesë në këtë qytet, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit, Krivaqa është arrestuar sot në një fshat të Ferizajt dhe është ndaluar për 48 orë.
Nga policia e Kosovës konfirmuan se i njëjti është mbrojtur në heshtje në prani të avokatit mbrojtës.

“I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, me datën 22.08.2021 rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata dhe në një afat rekord kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rrugë në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia ka arritur që gjatë pasdites së djeshme të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve

I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë.
Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Nënkoloneli Faton Pllana, falënderon të gjithë ata qytetarë që bashkëpunon me policinë dhe dërguan shumë informacione në adresat e policisë, që nga fillimi kur ka ndodhur rasti , e që sot rezultoi me arrestimin e të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje tragjike .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të lajmërojnë policinë për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konifidencialitet të plotë.