Kritikohet Alketa: I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë, moderatorja ia mbyll gojën komentueses!

Xheison Bafti një nga fëmijët e emisionit “Piter Pan” është kthyer në vogëlushin më të komentuar dhe ka marrë pseudonimin “Taramelja” për shkak të mos shqiptimit të shkronjës “K”.

Alketa Vejsiu ka postuar një video nga puntata më e fundit e “Piter Pan” ku shfaqet Xheision dhe në përshkrimin e videos shkruan se vogëlushi ka arritur plot 60 mijë ndjekës në Instagram.
“E di qe keni merak ta degjoni pak Xheision (vajti 60.000k). Ka Vipa qe kane punuar gjithe jeten, por 60 mije zemra ne 4 jave skane mundur ti pushtojne dot”, shkruan Alketa.

Por mes komenteve të shumta ka edhe nga ata që kritikojnë. Në këtë rast jo Xheisonin por produksionin duke thënë: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë”.

Alketa është përgjigjur me një premtim: “I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e Mencur?”, i përgjigjet Alketa.