“Kritikat e Kasamit”, Zaev: Jam sulmuar kryesisht për koalicionin me BDI-në


I pyetur për kritikat e shumta që ka pasur lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndaj tashmë partnerit të tij të koalicionit- LSDM-së, Zoran Zaev tha se kritikat kanë qenë kryesisht për koalicioni me BDI-në dhe se fundja Lëvizja Besa ka qenë parti opozitare.

“Kritikat e Kasamit ndaj meje dhe ndaj subjektit të cilin e udhëheqë unë, LSDM-në ka qenë sigurisht i barabartë ose njësoj…nga frustrimi i një numri të madh të qytetarëve shqiptarë që kanë pasur ndaj LSDM-së, të cilët thonë pse e morët BDI-në në koalicion, pse po e lejoni kështu BDI-në edhe pse të njëjtët qytetarë tanë se pa BDI-në nuk mund të bëhet qeveria. Në fund, z.Kasami ka qenë opozitar, nëse nuk ka kritikuar njeriun e parë të pushtetit ekzekutiv, atëherë çfarë opozite do ishte”-pohoi mes tjerash Zaev.