Kuvendi ka thirrur seance plenare për heqjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevski. Gjatë ditës, Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit vendosi për heqjen e imunitetit të deputetit Gruevski. Kërkesa e Gjykatës Penale për shfuqizimin e imunitetit të ish kryeministrit, bazohet në një vendim të plotfuqishëm gjyqësor dhe 4 akuza ku Gruevski është i dyshuar. Në mbledhjen e komisionit, nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i Komisionit, deputeti Pavle Bogoevski adresoi kritika ndaj institucioneve të cilat sipas tij kanë dështuar që ta parandalojnë arratisjen e Gruevskit. Bogoevski kërkoi hetim profesional dhe përgjegjësi për personat që kanë ndihmuar ikjen e ish kryeministrit.