Krisma në Haraçinë, një 19-vjeçar dërgohet në spital me plagë

MPB ka njoftuar se dje rreth orës 23:40 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri”, u raportua se rreth orës 20:30 te ata ishte sjellë me plagë nga armë zjarri B.R. (19) nga fshati Haraçinë, Shkup.

Sipas raportimit, rreth orës 20:00 në fshatin Araçinë, pas një konflikti të mëparshëm, një person ka qëlluar drejt B.R. me armë zjarri.