Kriptovalutat – Ndryshime ligjore deri në fund të muajit shkurt

Ndryshimet ligjore që do të rregulloj çështjen e përdorimit të kriptovalutave priten deri në fund të muajt shkurt. Paralajmërohet kontroll më i madh në pjesën e keqpërdorimit të tyre gjegjësisht në pjesën e larjes së parave dhe fiancim të terrorizmit.

Deri në fund të muajit shkurt pritet të miratohen ndryshime në ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit, me çka parashihet të rregullohet çështja e kriptovalutave, gjegjësisht parandalimi i keqpërdorimit të tyre. Kështu deklaroi Drejtori I Drejtorisë për zbulim financiar Blazho Trendafilov, për Klan Maqedoni. Ai tha se përskaj paralajmërimeve të Qeverisë që qytetarëve t’u mundësohet shkëmbim të kriptovalutave në mënyrë legale, me këtë ligj do të mundësohet më shumë kontroll në pjesën e keqpërdorimit, duke sqaruar se si parashihet të bëhet një gjë e tillë.

Blazho Trendafilov, Drejtor i Drejtorisë për zbulim financiar
“Kjo ka të bëjë me personat juridik që do të kryejnë shërbime, të lidhura me kriptovalutat. Pra do të jenë subjekte të obliguara që do të duhet të implementojë masa dhe veprime për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Drejtoria për zbulim të financave do të kryejë kontroll ndaj atyre subjekteve juridike. Në pjesën tjetër të rregullimit është përgatitur analizë krahasuese dhe grup pune që ka punuar përgatitjet e rregullimit të kriptovalutave si dhe vlerësim I rrezikut për keqpërdorim të kriptovalutave.”

Në programin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, bën pjesë edhe çështja e kriptomonedhave, ku thuhet se do të lejohet me zgjidhje ligjore e cila do të përpilohet nga Qeveria dhe Ministria e Financave, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe në konsultim me bankat komerciale në vend dhe ekspertët relevant të kësaj teme.

QEVERIA
“Në këtë kontekst, do të futen edhe zgjidhje për mekanizma mbrojtëse kundër keqpërdorimeve eventuale, si dhe në raport me parandalimin e larjes së parave dhe uljen e ekonomisë joformale. Formalizimi i tregtimit të kriptomonedhave do të sjellë fluks taksash në ekonominë e Maqedonisë së Veriut në afat të gjatë dhe do të tërheqë investitorë potencialë të kriptomonedhave nga e gjithë bota.”

Për momentin në Maqedoninë e Veriut kjo çështje nuk është e rregulluar, Nga Banka Popullore, sqarojnë se kjo gjë nuk e bën punën e kriptovalutave të paligjshme, por për shkak të anonimitetit thonë se paraqet nivel më të lartë rreziku.

BANKA POPULLORE
“Për shkak të kompleksitetit dhe anonimitetit të tyre, transaksionet me kriptomonedha kanë nivel më të lartë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Prandaj, bankat janë të detyruara të veprojnë në përputhje me kërkesat përkatëse lidhur me regjimin e kursit të këmbimit, si dhe me rregulloret për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

Ministri i financave Fatmir Besimi, ditë më parë sqaroi se në Regjistrin qendror do të vendoset edhe regjistër për pronarët e vertetë, që do t’u mundësojë organeve shtetërore, bankave dhe të gjithë subjekteve që kanë detyrim të implementojnë masa dhe veprime për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, që në një mënyrë më të thjeshtë dhe në çdo kohë ta dijnë identitetin e vërtetë të pronarëve të kompanive. Një regjistër I tillë sipas tij, do të mundësonte transparencë më të madhe dhe rritje të sigurisë së transaksioneve juridike.