Kr*imineli Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, kr*imineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i vënte në rre*zik serbët në Kosovë.
Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb, TV Pink se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ushtria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai rre*zik bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i Kosovës dhe Metohisë mund të kontrollohet me ar*më të mira artilerie. Është gjithashtu e rre*zikshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza ushtarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel.

Kryetari i SRS-së theksoi se shqiptarët po ndërtojnë bazë ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit.
“Ato gjëra nuk po shkojnë mirë dhe ne do të duhet ta zgjidhim atë me disa masa më të rre*pta një ditë. Do të ishte më mirë të arrihej një kompromis në mënyrë që Kosova dhe Metohija të mbeten pjesë e Serbisë, dhe shqiptarët të marrin një shkallë të lartë të autonomisë, dhe edhe ajo autonomi është e garantuar nga Këshilli i Sigurimit, por shkëputja e Kosovës dhe Metohisë nuk mund të jetë një opsion realist ose një temë diskutimi. Nuk ka asgjë për të folur, nuk duhet të lejohet”, tha Sheshel.

Krijimi i një poligoni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Mitrovicë të Jugut, ka ngjallur shumë reagime në Serbi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar paralajmërimet për formimin e siç është shprehur ai “bazës së FSK-së” në Cërnushë të Mitrovicës së Jugut.
“Nëse del ndonjë rre*zik apo kërcë*nim më serioz për popullin serb. Nuk kam nevojë të vazhdoj. E dinë serbët e ‘Kosovës e Metohisë’”, tha Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, komuna e të cilit më 26 mars i ndau rreth 200 hektarë për ndërtimin e poligonit në kodrën e Cërnushës. Ai tha se ky poligon nuk ce*non sigurinë e askujt.
“Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta ce*noj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës tonë”, tha Bahtiri.

Kush është Vojisllav Sheshel?
Sheshel ka qenë i dë*nuar për kr*ime lu*fte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për kr*imet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.
Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Pe*nale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003, por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007.

Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Ap*elit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dë*bimit të kroatëve nga Hrtkovci. Ai u dënua me 10 vjet bu*rg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgimin e Gjykatës Pe*nale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në bu*rg.