Kr*imi në familje, kjo është 45-vjeçarja që u vr*a nga bashkëshorti në Krujë


Kjo është Klarita Ismalaja, 45-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj paraditen e sotme në Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq.
Në afërsi të një magazine, 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në gjendje të rënduar psikologjike, 51-vjeçari ka ten..tuar më pas të kryejë vetëvr*asje, pasi ka go*ditur veten me thikë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.
Çifti jetonte në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.