Krimi makabër në Pejë, ky dyshohet të jetë motivi që shkaktoi konfliktin nënë e bir

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

Burime e afërta me familjen Hyseni, i kanë thënë Sinjalit në kushte anonimiteti se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konfirmuan se I dyshuari ishte I martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.

Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë, por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat tjera që kulmuan me humbjen e jetës së një nëne të pafajshme.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.