Krimi makabër në Gjermani: Kush është dorasi që e vrau me shpatë 36-vjeçarin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Stuttgard të Gjermanisë, e ku si pasojë një 36-vjecarë ka mbetur i vdekur pasi që u qëllua disa herë me shpatë në kokë nga vrasësi.

Rasti ka ndodhur në një rrugë në këtë qytet, në orët e vona të pasdites, njoftojnë autoritetet gjermane.

“Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar policinë me të parë rastin, i cili ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”.

Policia më vonë e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje nga Policia.

Vrasësi bëhet e ditur se është një 28-vjeçar nga Siria. Gjithashtu, bëhet e ditur të dy këta para se të ndodhte tragjedia e kishin pasur një konflikt në mes vete