Krim në një familje në Durrës, burri vret gruan


Pak orë pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Shqipëri, këtë herë në Durrës.
Burri ka dhunuar gruan 40 vjeçare me sende të forta, ndërsa kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri e ka dhunuar me sende të forta.

Adriana Shaholli 40 vjeçe ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasja A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia e Durrësit./Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/krim-ne-nje-familje-ne-durres-burri-vret-gruan-545977/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright