Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Llixha” në Peshkopi, ku një 26-vjeçar ka vrarë nënën dhe babanë. Mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.