Krim i rëndë në Turqi, babai vret tre fëmijët e tij dhe tenton vetëvrasje

Izmirit, Turqi, ku një baba 45-vjeçar vrau tre nga katër fëmijët e tij përpara se të tentonte t’i jepte fund jetës së tij.

Mediat turke raportojnë se autori, i cili kishte probleme të rënda psikologjike dhe ishte në proces divorci me gruan e tij, mori fëmijët e tij mëngjesin e së martës duke u premtuar se do t’i çonte te nëna e tyre. Në vend të kësaj, ai i çoi ata në një ullishte pranë lagjes ku jetonin.

Sipas burimeve, 45-vjeçari nxori një armë dhe qëlloi mbi fëmijët e tij, duke i lënë ata të gjakosur në tokë. Nga ky akt i tmerrshëm, tre fëmijë humbën jetën, ndërsa vajza e tij 11-vjeçare, megjithëse e plagosur, arriti të shpëtonte dhe u nis me vrap për të njoftuar të afërmit e saj për tragjedinë.

Babai tentoi të vetëvritej me të njëjtën armë që përdori për të kryer krimin, por mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje kritike.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, u përball me një skenë të tmerrshme ku tre fëmijë ishin shtrirë të vdekur, përfshirë një vajzë vetëm dy vjeç. Familjarët e autorit thanë se ai vuante nga depresioni që prej kërkesës për divorc të bërë nga gruaja e tij dhe se kishte dhënë paralajmërime për një veprim drastik që do të ndodhte së shpejti.