Krijuesit e “Dhomës Publike” u dënuan me nga katër vite burg

Themeluesi i grupit ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia pa lejen e tyre, u dënua me katër vite burg, ndërsa po aq, është dënuar, gjegjësisht katër vite, edhe administratori Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte akte seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për veprën penale e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.

“Të akuzuarit e pranuan fajësinë pasi i pandehuri i parë themeloi grupin “Dhoma Publike” në Telegram dhe i pandehuri i dytë, si moderator, edhe pse duhej të kishin kujdes se çfarë i shpërdahej në grup, lejoi që të vihej në dispozicion një video me elemente pornografike me një fëmijë”, tha gjyqtarja.
Të dy ndodheshin në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes. Në aktakuzë thuhej: “Në periudhën prej datës 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të pandehurit, si themelues dhe moderator të grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram, janë detyruar të kujdesen për përmbajtjen e tekstit dhe përmbajtjet audio vizuale që shpërndahen nga anëtarët e grupit.”

Pasi grupi i parë në rrjetin Telegram u mbyll, u formua një grup tjetër me të njëjtin emër, në të cilin shpërndaheshin përsëri të dhëna personale të vajzave, fotografitë e tyre, si dhe numra telefoni publik të avokateve, aktivisteve dhe grave të tjera. Ky hetim është ende duke vazhduar.

Për shkak të këtij rasti dhe procedurës inerte të organeve kompetente hetimore që nuk mund të zbulonin ata që keqpërdorin të dhënat personale dhe kushtet, veçanërisht të vajzave dhe grave, u mbajtën disa protesta nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku kërkohej që institucionet kompetente të veprojnë ndaj autorëve të këtyre Dhomave, si dhe ndaj të gjithë autorëve të dhunës përmes internetit.